Pothuajse një vit më parë Stine bëri të ditur për fansat e tij është ndara nga partnerja e tij prej vitesh, me të cilin kanë një vajzë që e kanë quajtur Estia.
Ai madje i dedikoi Gracielës së tij një status duke e falenderuar për gjithçka dhe duke argumentuar se të ndarë do të jenë më mirë.
Por mesa duket nuk kanë qëndruar dot larg njëri tjetrit duke u bashkuar sërish, ku afërsisht një muaj më parë u shfaqën të dy si të ftuar në “Shiko Kush Luan”.
Mbrëmë në “Zonë e lirë”, Stine ka folur më shumë mbi këtë ribashki, duke rrëfyer dhe se kush e hodhi hapin i pari.
“Po është e vërtetë që jam bashkuar me Gracielën. Ka fazat e veta, u mërzitëm të dy. Të dy u penguam bashkë, u përplasëm kokë më kokë dhe të dy hodhëm hapin e pajtimit”, u shpreh këngëtari.