Ardi Veliu është emëruar në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, e njohur si ish-SHÇBA.
Veliu zëvendëson në këtë post Muhamet Rrumbullakun, i cili pritet të jetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, post që mbahet provizorisht nga Tonin Vocaj, pas shkarkimit të Gledis Nanos.
Ardi Veliu ka mbajtur më herët postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe së fundmi ka qenë zëvendësministër në Ministrinë e Infrastukturës dhe Energjisë.
