Debati i djeshëm për shifrat e të rinjve dhe projektet për ta, ka vijuar edhe këtë të martë në Komisionin e Çështjeve Sociale mes deputetes së PD-së, Grida Duma dhe Ministres së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi.
Pjesë nga diskutimet
Grida Duma: Nuk kemi kërkesë që të lexoni emrat e projekteve.
Muzhaqi: Jo, do lexoj sa është buxheti dhe çfarë bëjnë.
Duma: Cili është targeti i rinisë që ju mbuloni?
Muzhaqi: Për fëmijët nga 0-18 vjeç dhe 15 deri në 18 konsiderohen të rinj. Duke qenë se e kërkuat dje, po ju tregoj dhe programet.
Duma: Kush ka qenë objektivi për programin 11 miliard? Si parashikohet programi 11 miliard? Si do ta rregullojë eficencën?
Muzhaqi: Këtu jemi mbledhur për të diskutuar.
Duma: Jo një herë dhe dy herë. Ju thoni vlera është aq, ju them cilat godina, ju thoni do i them më pas. Meqë thoni se mediat bëjnë tituj spekulativ, nuk bëhet asnjë për protestën e pedagogëve.
Muzhaqi: Unë po flas për buxhetin.
Duma: Dhe unë për buxhetin po ju flas.
Muzhaqi: Buxheti që unë mbuloj është ai për rininë. Unë e kreva raportimin për ministrinë time, ju po më kërkoni për më gjerë.
Duma: Ky 11 miliardi është nga buxheti i shtetit?
Muzhaqi: Po.
Duma: Pse e keni parashikuar ndërtimin me këtë projektbuxhet.
Muzhaqi: Jo nuk shkon përtej, nuk do të thotë se duhet të marrim autonominë e tenderimit.
Duma: Ta mbyll unë pastaj vijon. Ministria duhet të shqetësohet se këto buxhete ti ndërtojë në hall, po ju nuk jeni për ministrinë e arsimit, as për rikonstruksionin e godinave. Ju falenderoj që na e thatë që në këto 11 miliard futet rikonstruksioni. Në këtë sens ju këshilloj që të mos e vazhdojmë me këtë të rikonstruksioneve se nuk është një lavdërim.
Muzhaqi: Ndjesë se ndoshta përsëritem, strategjia kombëtare e rinisë nuk rivendoset në strategjitë e tjera. Ndaj unë dhe dje insistova se jam këtu për të folur për buxhetin që e kam bërë unë.
Duma: Nuk jemi komision te mënyra sesi i bëni ju ushtrimet. Nuk jemi këtu për ushtrim.
Muzhaqi: Prandaj po përpiqem.
Duma: Përpiqu pak më shumë se mbase ju kuptojmë. Nuk ju kërkojmë që të radhisni projekte të akademive apo të barinjve. Ne kërkojmë shifrën. Mirë na jep tre shifra që ju kuptoni. Shifra nuk kuptohet.