Prej disa vitesh tashmë kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi dhe familja e tij u zhvendosën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një jetë më të mirë.
Bashkëshortja e tij, Mira Konçi gjithashtu është një nga këngëtaret që do të mbahet mend gjatë nga publiku.
Por prej disa kohësh Mira nuk kishte Instagram për tu rikthyer e për të treguar se çfarë i ka ndodhur.
Ne nje postim ne Facebook dhe Instagram, Mira ka treguar se i kane vjedhur profilin dhe nuk mundi ta merrte dot mbrapsht, ndaj ka hapur nje te ri sepse i ka munguar komunikimi me fansat.


