Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Rikthehet pas 12 vitesh derbi Partizani–Dinamo, gati për të shkruar një histori të re

16:54 / September 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
derbi din part
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partizani-Dinamo prej dekadash ka qenë pjesë thelbësore e qenësisë së tij, të dy emra të mëdhenj të historisë, që u detyruan të kalojnë kalvare të vështira, por që tani janë sërish në elitë, për të rikthyer një përballje që aq shumë kishte munguar.

Takohen sërish këtë të premte, për fat të keq jo në kryeqytetin që e priste prej vitesh, por në “Elbasan Arena”, e megjithatë atmosfera do të jetë e zjarrtë për dy skuadra që ashtu si ua dikton historia, kërkojnë majat. Për dekada të tëra kanë luftuar për të ndarë trofe, një rivalitet që i ka bërë të krijojnë tifozëri heterogjene jo vetëm në kryeqytet, por në gjithë Shqipërinë.

Tanimë me stofin modern të së tashmes, kërkojnë të shkruajnë sërish historinë. Partizani – Dinamo risjell nostalgjinë e një futbolli që ka ndryshuar shumë, por sharmi mbetet i njëjtë e po ashtu dhe prestigji. Në fushë do të jenë plot 34 tituj kampionë dhe kjo është një shifër që flet. E bukura është se e tashmja i përball me një stof të lakmuar, atë të pretendentëve. Dinamo e mirinvestuar kërkon menjëherë maksimumin, ambiciet e kuqe nuk mund të jenë përveçse madhore.

Vitet e mungesës kanë ndryshuar interpretuesit. “Nëndetësja blu” ka për strateg një ish-futbollist të të kuqve, Bledi Shkëmbin, ndërsa Partizani drejtohet nga Ilir Daja, idhull i tifozërisë blu për atë titull të siguruar si trajner i Dinamos në vitin 2008, mjafton të shohësh pamjet për të kuptuar se bëhet fjalë për të tjera kohë, e megjithatë derbi është rikthyer, gati për të shkruar një histori të re!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga polemikat me fanellën te Lamine Yamal, rrëfehet Kylian Mbappe: Ky është viti, Topi i Artë duhet të kthehet në Bernabeu

15:58 / September 17, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.