Ata janë rikthyer, pasi vijuan karrierën e tyre solo, dhe nuk mund të ketë lajm më të mirë për fansat e Jonas Brothers (Vëllezërit Jonas).
Treshja e vëllezërve kanë publikuar hitin e tyre të quajtur “Sucker”, ku shfaqen mjaft në formë Nick Jonas, Joe Jonas dhe Kevin Jonas.
Por vëmendjen ua vjedhin partneret e tyre të bukura në këtë klip, Danielle Jonas, Priyanka Chopra dhe Sophie Turner. Vajzat shfaqen mjaf të bukura me kostumet e çuditshme në një kështjellë me kopsht fantastik. Grupi kishte konfirmuar rikthimin, por jo prezencën e partnereve në videoklip.
