Pas tetë vitesh mungesë, rikthehet festivali folklorik i Gjirokastrës, ku 12 qarqe të vendet, por dhe nga diaspora, do të prezantojnë traditat e tyre në skenën tradicionale të kalasë. Aktiviteti do të mbahet nga data 24 qershor deri në 1 korrik dhe do të marrin pjesë më shumë se 1200 artistë.
Festivali Folklorik i Gjirokastrës zhvillohet çdo 5 vite, por për shkak të tërmetit, pati një ndërprerje të tij. Këtë vit, do të ketë dhe risi. Organizatorët e tij, kanë bërë më dije se nata finale nuk do të ketë çmime.