Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Rikthimi i Berishës”/ Spaho e Vokshi kërkojnë mbledhjen e Kuvendit, Basha: Do ta shndërrojë partinë në bunker antiamerikan për interesat e tij

18:44 / October 18, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erballja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike është shoqëruar me debate ku kryefjalë e së cilave ishte raporti i kryedemokratit Basha me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Për deputetet Grida Duma dhe Flutura Açka, Partia Demokratike duhet t’i rikthehet ndryshimit. Por, ndryshe janë shprehur Albana Vokshi dhe Edmond Spaho të cilët gjatë debateve janë shprehur se nëse duhet të kthehet apo jo “Berishizmi” e vendos Kuvendi dhe anëtarsia.

Nga ana tjetër, Lulzim Basha ka përjashtuar çdo mundësi për mbledhjen e Kuvendit.

Debati

Luan Baci: Ne deputetet qe kemi marre pjese ne foltoret e Berishes, po shihemi ndryshe nga PD, e po ashtu spo marrim pjese ne komisionet hetimore parlamentare.

Grida Duma– Bacit: Edhe pse te kam mik, dhe do te te kem, une nuk mendoj se duke share njeri-tjetrin ne do te bashkohemi.

Flutura Acka: Une shkoj ne takime ne Elbasan, dhe me pyesin: Je me Berishen apo me Bashen. Kjo eshte e pafalshme. Duhet ti bejme nje pyetje vetes te gjithe: A duhet berishizimi te rikthehet ne PD? Une mendoj se PD duhet ti kthehet ndryshimit.

Vokshi: Nuk jam dakord qe ketu te diskutohet per berishizmin, nese duhet te kthehet apo jo, sepse kete gje e vendos anetaresia.

Spaho: Amendamentet per ndryshimet kushtetuese s’mund te vine vetem per firme, pa u diskutuar. Ketu duhet te vendose Grupi Parlamnentar dhe Keshilli Kombetar.

Bardhi: Ketu ka nje grup juristesh qe kane pergatitur materialin. Jane pergatitur nga juristet e PD-se, dhe do te diskutohen edhe ne komisionin e ligjeve (me anetaret e PD-se). Grupi parlamentar vendos politikisht, ndersa juristet vendosin teknikisht dhe profesionalisht. Keshtu na i ke sjelle edhe ti keto materiale, vetem per firme.

Spaho: Kam bere shume gabim qe i kam sjelle keshtu.

Basha: Kam shprehur disa herë dhe shpreh përsëri keqardhjen time për shpalljen non grata të Sali Berishës. Kam mbështetur e mbështes përpjekjet e tij për trasparencë e drejtësi. Për fat te keq ai po kërkon ta lidhë shpalljen e tij non grata me fatin e Partisë Demokratike. Në një anë ai po thotë nuk do të votojmë vendimin e qeverise amerikane për shpalljen e tij non grata. Nga ana tjetër po  kërkon të votojë vendimin e Lulzim Bashës  që është marrë në respekt të vendimit të SHBA. A nuk nuk është e njëjta gjë në aspektin e pasojave politike për PD? Përtej tymnajave, plani i tij, nëse do të flitej për një plan, është shndërrimi i Partisë Demokratike në një bunker antiamerikan për interesin e tij.  Kjo është pa asnjë përpektivë qoftë për PD, qoftë për vetë Berishën. Dhe askush me një fije përgjegjësie ndaj sakrificës së demokratëve, duke nisur nga unë i pari nuk mund dhe nuk do ta pranojmë këtë

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Revolucioni i Flamingove”, Rama për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”: Shqipëria nuk shitet! Nuk ndihem i kërcënuar, protestat janë pjesë e demokracisë!

17:59 / September 20, 2026

Zv. presidenti i KE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE

17:39 / September 20, 2026

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Duhet koordinim shtetëror dhe diplomatik për të ndryshuar vendimin!

16:20 / September 20, 2026

Tragjedi në Dibër, 31-vjeçari mb*tet në lumin Drini i Zi

16:00 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.