Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rikthimi i studentëve në auditorë për konsultime dhe provime, Ministrja Evis Kushi: Ta përdorim maksimalisht këtë periudhë për finalizimin me sukses të vitit akademik

16:27 / May 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
evis kushi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka reaguar pas sugjerimit më të fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për të zhvilluar orë konsultimi dhe provime në auditorët e universiteteve në prag të mbylljes së këtij viti akademik.

“Më në fund, me përmirësimin e situatës dhe vaksinimin e stafeve universitare, Komiteti Teknik i Ekspertëve vlerësoi pozitivisht kërkesën tonë për t’ju dhënë mundësinë për të zhvilluar orë konsultimi dhe provime në auditorët e universiteteve në prag të mbylljes së këtij viti akademik”, shprehet Ministrja Kushi dhe u drejtohet të gjithë studentëve, pedagogëve dhe punonjësve të universiteteve.”

“Së pari dua t’ju falënderoj të gjithëve për punën, energjinë dhe durimin e treguar gjatë gjithë këtij viti akademik në përshtatje me normalitetin e ri të shkaktuar nga pandemia. I kemi vlerësuar dhe mirëkuptuar në mënyrë të vazhdueshme kërkesat tuaja të drejta për hapjen e auditorëve. Ka qenë një sakrificë e jashtëzakonshme për të gjithë së bashku që procesi mësimor në të gjithë elementet e tij të zhvillohej totalisht online, por besoj që ia kemi dalë të gjithë që të bëjmë më të mirën e mundshme për të vazhduar përpara”, tha ministrja.

Ministrja Kushi nënvizon gjithashtu se përgjegjësia jonë e përbashkët është të punojmë intensivisht për të garantuar një proces sa më të rregullt, ku natyrisht prioriteti absolut është shëndeti dhe jeta e gjithsecilit:

“Le ta përdorim maksimalisht këtë periudhë për të komunikuar e për t’i mbështetur sa më shumë studentët me qëllim finalizimin me sukses të këtij viti akademik. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë do të jetë gjithmonë në krahun tuaj për t’ju mbështetur përballë çdo vështirësie dhe nevoje të mundshme. Kam shumë besim tek ju dhe jam e sigurt që do t’ja dalim!”, shprehet ajo.

evis kushi tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për KLGJ, përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve

14:57 / July 21, 2026

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca reagon pas gjobës: Njoftova gjykatën për mungesën, isha në një proces tjetër të planifikuar prej vitesh

14:51 / July 21, 2026

I akuzuar për shkelje në procedurat e prokurimit publik, shtyhet seanca paraprake për Erjon Isain dhe 15 të pandehurve

14:45 / July 21, 2026

“Shihemi në BE”, Gonzato mbyll mandatin në Shqipëri me një mesazh mirënjohjeje: Shqipëria do të mbetet në zemrën time

14:38 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.