Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Rikthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë”, Johnson: Është ajo që i duhet botës

16:30 / January 20, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jonson
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Boris Johnson ka mbështetur publikisht Donald Trump, përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në SHBA, me deklaratën e fortë se rikthimi i republikanit kontrovers në krye të Shtëpisë së Bardhë, është pikërisht ajo çfarë i duhet botës sot.

Në rubrikën e tij të përjavshme të Daily Mail, ish-kryeministri britanik argumentoi se nëse Trump mbështet Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë, atëherë lidershipi i tij i rinovuar “mund të jetë një fitore e madhe për globin”.

Kjo pavarësisht faktit se Trumpi vetë ka hedhur në mënyrë të përsëritur dyshime mbi vijimësinë e mbështetjes së SHBA-së për Kievin nëse ai rizgjedhet, ndërsa mburret për marrëdhëniet e tij me presidentin rus Vladimir Putin. Trump, i cili gjithashtu ka qenë vazhdimisht kritik i hapur ndaj NATO-s, ka deklaruar më herët se mund “t`i japë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës brenda 24 orësh”.

“Unë thjesht nuk mund ta besoj se Trumpi do t`i lerë në baltë ukrainasit, përkundrazi duke e kuptuar tashmë se nuk mund të bëhet më asnjë marrëveshje me Putinin, mendoj se ka një shans të mirë që ai t`i dyfishojë përpjekjet e veta dhe të përfundojë atë që filloi – duke u dhënë atyre pikërisht atë cfarë u nevojitet për të fituar”, ka shkruar Johnson.

“Në qoftë ky rasti, atëherë të gjitha gjasat janë që me Trumpin, perëndimi të bëhet më i fortë dhe bota më e qëndrueshme”, shton ai.

Të premten, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski, e ftoi kryesuesin e garës për nominimin republikan që të vizitojë kryeytqetin e vendit të tij, duke mos ia kursyer tonet e ironisë në pohimin se “nëse vërtet mund ta ndalojë luftën në 24 orë, mjafton të shkojë në Kiev kur të dojë.

johnson rikthimi trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.