Urimi i mëngjesit që tashmë është një traditë nga ana e kryeministrit Edi Rama për ndjekësit në facebook, këtë të mërkurë e ka shoqëruar me pamjen sic edhe shkruan, të shkollës së rilindur “Sami Frashëri”.
Po ashtu kreu i qeverisë thekson edhe se kjo shkollë do të jetë gati për sezonin e ri shkollor
“MIRËMËNGJES dhe me shkollën e rilindur “Sami Frashëri”, ku edhe pak punë e gjithçka do të jetë gati për sezonin e ri shkollor, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.