Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rin Camp, ministrja Muzhaqi: Nga 2-5 korrik në Jalë, ndajmë ide dhe rrjete bashkëpunimi

17:28 / June 20, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 06 20 172605
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi bën me dije çeljen e aplikimeve për në “Rin Camp 2025”. Duke u bërë apel të rinjve të marrin pjesë në këtë kamp veror, Muzhaqi tha se të gjithë të rinjtë 18–25 vjeç që duan të rriten profesionalisht, të fuqizohen dhe të bëhen pjesë e ndryshimit të aplikojnë deri më 22 qershor 2025.

“A je gati të provosh një përvojë që të sfidon dhe frymëzon? Nga 2-5 korrik rikthehemi me Rin Camp. Do flasim për çështje që na prekin, do mësojmë nga njëri-tjetri dhe do të ndërtojmë projekt ide dhe rrjete bashkëpunimi.

Dhe po do ia kalojmë super bashkë, trajnime, art, sport, shëndet mendor. Të folurit në publik dhe plot të ftuar interesantë. Të gjitha këto në një kamp të vetëm, nëse do që zëri yt të dëgjohet dhe idetë e tua të marrin jetë, kjo është thirrja jote. Apliko tani vendet janë të kufizuara. Dhe të presim në Jalë”, tha Muzhaqi në një video të publikuar në rrjetet sociale.

RinCamp është një aktivitet që ka në qendër të rinjtë dhe synon të aktivizojë dhe të mbështesë angazhimin e tyre në sferën rinore, ngritjen e kapaciteteve personale dhe profesionale, fuqizimin e të rinjve etj. Përgjatë këtyre ditëve, të rinjtë do të angazhohen në një sërë aktivitetesh të cilat do të kenë në fokus përfshirjen rinore dhe shëndetin mendor.

bora muzhaqi Jalë Rin Camp
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.