Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Rinas/ Procedohet 18-vjeçari beratas që tentoi të korruptonte policinë. Goditet një rast i kontrabandës së ilaçeve

10:04 / March 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 03 25 at 09.23.17 1 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Goditet sërish një tjetër rast i mitëdhënies në Rinas, ndërsa policia ka proceduar penalisht një shtetas 18-vjeçar.

Në të njëjtën kohë, në bashkëpunim me autoritetet doganore, u godit edhe 1 rast i kontrabandës me medikamente mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë goditur një rast të mitëdhënies. Në përfundim të veprimeve për këtë rast është proceduar penalisht shtetasi L. H., 18 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Ky shtetas u ka ofruar punonjësve të Policisë Kufitare, një shumë parash, për të kaluar kufirin në mënyrë të parregullt. Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me autoritetet doganore, është goditur një rast i kontrabandës me mallra të licencuara. Në përfundim të veprimeve hetimore për këtë rast është proceduar penalisht shtetasi M. K., 46 vjeç, banues në Turqi, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”, pasi gjatë kontrollit në vijën e dytë, në valixhen e këtij shtetasi janë gjetur disa pako me medikamente mjekësore, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar dhe as nuk kishte dokumentin e shoqërimit me lejen e importit nga autoritetet përgjegjëse.

Materialet në ngarkim të këtyre dy shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja – Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq Elvis Shkambin, xhaxhain e tij dhe punonjësin e sigurisë

13:04 / October 6, 2026

Hekurudha Tiranë-Durrës-Aeroport, Karakaçi: Shërbim modern, i rregullt dhe i besueshëm për qytetarët

12:57 / October 6, 2026

Vlorë/ Ndërron jetë 73-vjeçari, panelet e ngarkuara në kamion e zunë poshtë

12:49 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.