Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rinasi me fitime mbi normën, po mendohet ulja e tarifave

19:50 / January 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rinas
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Koncesioni i Aeroportit të Rinasit rezulton me disbalanca ekonomike, në disfavor të shtetit shqiptar. “BDO Albania” ka përfunduar auditimin ekonomik të kontratës koncesionare për aeroportin e vetëm ndërkombëtar të vendit.

Gjetjet e hollësishme të auditimit pritet të bëhen publike vetëm pasi raporti t’u jetë dorëzuar të dyja palëve, pra qeverisë dhe kompanisë koncesionare të aeroportit.

Sipas Top Channel ka mësuar se nga auditimi i treguesve financiarë, për të gjithë jetëgjatësinë e koncesionit, ka rezultuar se kompania koncesionare ka fituar më shumë të ardhura nga sa ishte parashikuar në skenarin fillestar.

Prej vitesh, “Tirana International Airport” rezulton një nga koncesionet me fitimet më të larta në Shqipëri. Sipas bilancit zyrtar, për vitin 2017 kompania realizoi një normë fitimi prej 22 milionë eurosh, ose 46 për qind mbi të ardhurat bruto.

Në kontratën koncesionare të nënshkruar në vitin 2004 ekziston një pikë, e cila i jep të drejtë secilës nga palët të kërkojë rishikim të pavarur të pozicionit ekonomik të koncesionit. Kjo ishte hapësira që shfrytëzoi qeveria shqiptare verën e vitit të kaluar, për të kërkuar auditimin e koncesionit nga një ekspert i pavarur.

Por, çfarë ndodh tani?

Pas auditimit nga eksperti i pavarur, qeverisë i lind e drejta të nisë negociatat me kompaninë koncesionare për të kërkuar rikthimin e balancës ekonomike të koncesionit, ose e thënë ndryshe për të kërkuar kompensim.

Sipas parashikimeve në kontratë, ky kompensim mund të vij në disa rrugë, duke përfshirë pagesën direkte në buxhet, ose uljen e tarifave aeroportuale, gjë që do të çonte automatikisht në uljen e çmimit të biletave për qytetarët.

fitime norma rinas
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.