Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rinasi me tarifa të larta, por shërbimet nuk i ka përmirësuar

20:03 / January 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rreth 40 euro është mesatarja e tarifave, që paguan një pasagjer që përdor Aeroportin “Nënë Tereza”, për çdo udhëtim me avion. Plot 10 euro për person janë taksë kalimi, që i shkon buxhetit të shtetit, ndërsa pjesa tjetër prej rreth 30 eurosh është e ardhur për koncesionarin, i cili ka hyrë në vitin e 15 të përdorimit.

Një biznes, që siç rezulton nga auditimi që i është bërë kontratës koncesionare për të gjithë jetëgjatësinë, nga “BDO Albania” për llogari të Qeverisë, ka rezultuar me fitime shumë më të larta sesa ishte parashikuar në skenarin fillestar. Shuma mesatare 40 euro për çdo biletë udhëtimi duket larg shërbimeve që marrin pasagjerët. Kjo, duke marrë parasysh taksat që paguhen për të njëjtat shërbime në aeroportet e tjera të rajonit, apo me ato që kanë lidhje ditore me Rinasin.

Por, ndërkohë që të ardhurat në këtë aeroport janë të larta, shërbimi i dhënë ndaj pasagjerëve që lëvizin atje nuk ka pësuar përmirësim. Në këtë aeroport, në një vit lëvizin më shumë se 2.9 milionë pasagjerë, por në ambientet e tij, ndërtuar vite më parë, mungojnë ambientet e ngjashme me një aeroport tjetër europian. Ngrohja nuk funksionon gjithmonë, ndërsa pasagjerët duhet të presin në këtë mënyrë për t’u larguar nga aeroporti.

Gjithsesi, auditimi i bërë i jep mundësi qeverisë shqiptare që të kërkojë negociata me koncesionarin, për të kërkuar kompesim për fitimet e realizuara përtej parashikimeve fillestare. Tani mbetet për t’u parë nëse palët do të bien dakord, e nëse kompesimi do të çojë në uljen e tarifave aeroportuale, për rrjedhojë edhe të çmimit të biletave për qytetarët.

rinasi sherbime tarifa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

22:21 / June 24, 2026

Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari

21:19 / June 24, 2026

Platforma politike e protestës, PS-PD e kundërshtojnë! Braçe: Çon në kaos! Berisha: S’dal dot jashtë Kushtetutës

19:55 / June 24, 2026

Lionel Messi feston sot 39-vjetorin në Botëror, me sytë te një tjetër trofe historik

15:34 / June 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.