Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Rindërtimi me fondet e buxhetit të shtetit”, Rama: Bota, lekët e veta i menaxhon vet

20:06 / February 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama332 770x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Buxheti i shtetit shqiptar nuk ka përfituar ende asnjë qindarkë nga Konferenca e Donatorëve edhe pse ky aktivitet për mbledhjen e fondeve për rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit u paraqit si një sukses ndërkombëtar.

Kryeministri, Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët e Durrësit tha se pavarësisht premtimit, ndihma e dhënë ka qenë zero.

Rama: Bota, lekët e veta i menaxhon vet, nuk na kanë ardhur lekët në buxhetin e shtetit shqiptar.

Në përgjigje të interesit të biznesit, Rama tha se nuk ka plane për një paketë ndihmë për periudhën e pandemisë.

Rama: Për momentin nuk kemi asgjë për të dhënë për ju më.

Rama konfirmoi se ka dyshime të forta që në vendin tonë kanë hyrë variante të tjera të Covid 19, më agresivë.

Rama: Ajo që është e rëndësishme, është të respektojmë masat pasi kemi dyshime shumë të forta që ka variante të reja në vendin tonë sidomos ajo e Afrikës së Jugut, por dhe ai britanik. Këto variante rrisin shumë më tepër transmetueshmërinë dhe ai i afrikan rrit 30 % agresivitetin është më vdekjeprurës.

Kreu i qeverisë njoftoi se është gati nisja e punës për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës.

Rama: Hekurudha Tiranë-Durrës është gati për të filluar nga puna, sepse është lidhur kontrata. Presim të na miratohet fondi për hekurudhën Durrës-Hani i Hotit që përsëri lidhet me porti. Plus hekurudha Durrës-Prishtinë dhe më tutje. Këtij porti mund t’i ndërtosh hekurudha afër, po nuk është në gjendje të jetë konkurrente me portet përballë.

Pasi u pyet për rritjen e pensioneve, Rama u përgjigj duke ironizuar programin e PD-së.

Rama: T’ja marr njëherë votën, ti them tani po. 5 thotë ai çdo vit, po pse 5, e bëjmë 10. Pastaj ka dy rrugë, ose të gënjej dhe të bëhesh si tramvaji i Tiranës që s’u bë kurrë, ose do të shkatërroj shtetin.

Kryeministri foli edhe për portin e ri që pritet të ndërtohet në Durrës, duke e cilësuar si një rrugë të hapur për shumë investime.

Bota leket Rama rindertimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.