Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rindërtimi nis brenda janarit, Denaj: Të parat strehohen familjet që janë në çadra

16:53 / January 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
banesa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Programi i rindërtimit te shtëpive te banoreve qe mbeten të pastrehë nga tërmeti do të nisë me familjet që aktualisht jetojnë në çadra. Ministrja e financave Anila Denaj në një intervistë për Vizion Plus thotë se nisur nga numri i lartë i qytetarëve që jetojnë në çadra, plani i rindërtimit nis pikërisht këtë kategori ndërsa faza e dyte do te përqendrohet tek pallatet.

Deri në konferencën e donatorëve, kur pritet të zyrtarizohet shuma që do të mblidhet, procesi do te vazhdoje nga fondi i buxhetit të shtetit, që për 2020 është parashikuar në 20 mld lekë.

“Që të mos pengonim procesin dhe të mos prisnim donacionet e planifikuara, ne kemi parashikuar një fond të konsiderueshëm për planin e rindërtimit që në ditët e para të janarit, proces ky i cili nis me çeljen e buxhetit.”

Por pavarësisht premtimeve për donacione, sa është fondi i mbledhur deri në 31 dhjetor në llogarinë e thesarit?

“Deri në ditën e fundit në llogarinë e qeverisë nëpërmjet portalit e-Albania janë mbledhur 13. 5 mln euro.”

Ministria parashikon për 2020 një rritje ekonomike prej 4 %, por a do të jetë i realizueshëm ky objektiv, pas tërmetit shkatërrimtar ku kostot janë të papërballueshme?

“Nga mënyra se si qeveria po e menaxhon këtë situatë nga fondi që kemi përcaktuar, ne mendojmë se i gjithë procesi i rindërtimit do të sjellë më shumë optimizëm se sa problematikë”, tha ministrja Denaj.

Anila Denaj rindertimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

15:59 / July 12, 2026

Qeveria rishikon kuadrin makroekonomik/ Në 2027-ën vendi del në tregjet e huaja, do kërkojë eurobond 650 mln euro

14:58 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.