Lufta tashmë nuk është më veç nga Rusia në Ukrainë. Dhjetëra ushtarë janë vrarë në luftimet mes shteteve fqinje të Armenisë dhe Azerbajxhanit. Dy vendet kanë luftuar dy luftëra dhe kanë përjetuar konflikte të rregullta më të vogla përgjatë 3 dekadave. Autoritetet në dy shtetet fajësojnë njëri-tjetrin për shpërthimin e fundit të dhunës.
Armenia thotë se disa fshatra përgjatë kufirit janë bombarduar nga fqinji, dhe se ishte përgjigjur ndaj këtij provokimi. Azerbajxhani nga ana e tij, thotë se pozicionet e veta ushtarake ishin sulmuar të parat. Shkëmbimi i zjarrit vijoi përgjatë gjithë natës para se Moska të njoftonte se kishte ndërmjetësuar një armëpushim.
Armenia është një shtet me shumicë të krishterë, ndërsa Azerbajxhani është kryesisht vend mysliman. Mosmarrëveshjet kanë çuar në një luftë të plotë në vitet 80-të dhe 90-të, një konflikt 6 javor në 2020-tën dhe përleshje të vazhdueshme për dekada.
