Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Rinis procesi i vetingut, radha e kryetarit të Gjykatës së Sarandës

14:25 / January 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vettt
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Procesi i vetingut për gjykatësit shqiptarë do të rinisë më 4 janar. Nën lupë do të vihet kryetari i Gjykatës së Sarandës, Alltun Çela, i cili do të dalë përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që do të kryejë vetingun për Çelën përbëhet nga Pamela Qirko, Xhensila Pine dhe Genta Tafa Bungo.

Alltun Çela e ka filluar karrierën në gjyqësor në vitin 1995. Ai drejton Gjykatën e Sarandës prej vitit 2008, ndërsa u rikonfirmua në këtë pozicion edhe në vitin 2014.

Në vitin 2016, emri i Alltun Çelës u lakua në Gjykatën e Krimeve të Rënda për një çështje pronash nga kolegu i tij Rasim Doda, ndërsa ky i fundit po gjykohej për korrupsion. Doda u dënua në shkallë të parë, por Apeli e rrëzoi vendimin.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Sipas BIRN, gjyqtari Çela zotëronte pasuri me vlerë 3.2 milionë lekë në vitin 2003. Sipas deklaratës së tij të parë të dorëzuar në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Çela zotëronte një shtëpi të dhuruar nga prindërit dhe një apartament, rreth 17 mijë metra katrorë pemishte dhe ishte bashkëpronar i një magazine.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e gjyqtarit Çela është gjashtëfishuar, duke kapur vlerën e 21 milionë lekëve. Pasuritë e paluajtshme kanë vlerë 11 milionë lekë. Ai zotëron gjithashtu familjarisht 8.2 milionë lekë likujditete bankare, 1.2 milionë kursime në cash si dhe automjet me vlerë rreth 600 mijë lekë.

Gjykata kryetar sarande veting
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026

Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset rëndë 50-vjeçari me precedentë penalë

22:10 / July 17, 2026

Video e punonjësve të saj në Sarandë, reagon AMP: Janë pezulluar përkohësisht dhe ka nisur procedimi disiplinor

22:21 / July 9, 2026

Sarandë/ Shkelën perimetrin e sigurisë dhe rrezikuan jetën e pushuesve, gjobiten me nga 500 mijë lekë të rinjtë! Bllokohen dhe 2 Jet Ski

11:07 / July 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.