Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Rinisin përpjekjet diplomatike për armëpushim në Gaza, Hamasi nuk pranon të ulet në tryezën e bisedimeve

20:19 / August 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Hamasi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Kajro nis këtë të Shtunë një tjetër përpjekje për arritjen e një armëpushimi në Rripin e Gazës. Hamasi sërish nuk ka pranuar të jetë prezent në tryezën e bisedimeve të ndërmjetësuara nga Egjipti, Katari dhe Shtetet e Bashkuara dhe ku të pranishëm pritet të jenë edhe përfaqësues të Izraelit.

Megjithatë, një funksionar i Hamasit mbërriti këtë të Shtunë në kryeqytetin egjiptian për bisedime me zyrtarët e agjencive vendase të inteligjencës. Shërbimet egjiptiane të inteligjencës janë të përfshira në përpjekjet për ndërmjetësimin e paqes mes Hamasit dhe Izraelit.

Në fokus të bisedimeve është lirimi i pengjeve të mbetur në duart e Hamasit, në këmbim të disa të burgosurve nga Izraeli. Përfaqësuesit e qeverisë izraelite paraqitën këtë të Shtunë në tryezë edhe një propozim të ri që një njësi e Kombeve të Bashkuara të mbikëqyrë të ashtuquajturin “Korridori i Filadelfit” përgjatë kufirit mes Rafahut dhe Egjiptit.

Propozimi i mëparshëm që Izraeli të kontrollonte këtë zonë, pas fundit të luftës në Rripin e Gazës u bë shkak për dështimin e bisedimeve të nxitura nga sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken në fillim të kësaj jave. Kusht i panegociueshëm për Hamasin është tërheqja e ushtrisë izraelite nga Rripi i Gazës, ndërsa Izraeli synon të spastrojë Gazën nga Hamasi.

gaza Hamasi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Droni godet Khersonin dhe lë një viktimë, Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

08:38 / June 5, 2026

BE do të ofrojë 100 milionë euro për ushtrinë e Libanit

07:53 / June 5, 2026

Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini

20:22 / June 4, 2026

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.