Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Rinisja e fluturimeve ajrore, ministrja Belinda Balluku zbulon planin si po veprohet me vendet e tjera për të lejuar udhëtimet

21:29 / June 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Belinda Balluku 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka deklaruar sonte se Shqipëria tashmë është gati për të rihapur kufijtë e saj tokësorë dhe ato ajrorë me vendet e tjera.

“Për të thënë të drejtën, ashti siç ka deklaruar kryeministri të premten e kaluar ne jemi gati, pra që dje nga data 1 qershor, jemi gati plotësisht për të qenë vend i hapur për të gjitha pikat kufitare, si ato tokësore dhe ato ajrore. Nuk është se duket diçka që do të ndodhë”, tha ajo në Euronews Albania.

Ajo shtoi më tej se Ministria e Shëndetësisë ka miratuar planin e masave të hartuar nga institucioni që ajo drejton, ndërkohë shtoi se Ministria e Jashtme u ka dorëzuar vendeve të tjera protokollin shpjegues për Shqipërinë.

Balluku tha se fluturimet ajrore do të bëhen pjesë pjesë, pasi disa vende të BE-së nuk janë të sigurta sa i përket pandemisë.

“Ministria e Jashtme ka dërguar në të gjitha shtetet protokollet së bashku me një letër, që shpjegojnë gatishmërinë e Shqipërisë për të pritur vizitorët e huaj dhe shqiptarët që duan të kthehen në atdhe. Presim një përgjigje  nga vende e tjetra, ne jemi të gatshëm për ta hapur, pasi hapja bëhet në mënyrë të dyanshme. Ne i kemi disa të dhëna për shtete të ndryshme se si ata do hapen. Vjena si distinacion do të fluturojmë në 15 qershor. Fatkeqësisht do të jetë hap pas hapi, pasi disa vende nuk konsiderohen të sigurta”, shtoi ministrja.

belinda balluku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

Rivlerësimi me tatim 5%, Tatimet: Qytetarët dhe bizneset kursyen 156 milionë euro

16:30 / October 3, 2026

Një kullë do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”, shpallet kompania fituese

19:40 / October 1, 2026

Tejkalohen kërkesat për kreditë 0% për strehim, zbulohet ministria me numrin rekord të aplikimeve

17:39 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.