Reperi po përqafohet gjithnjë e më shumë si rrymë nga artistët shqiptarë, por skenës së kësaj muzike i është shtuar edhe një këngëtar. Flasim për Rinor Bakollin, i cili ka publikuar këngën e tij të fundit, të quajtur “Rinno Lolo”.
20-vjeçari nga Ferizaj i Kosovës, i njohur me emrin e artit Rinno, ka filluar muzikën që në moshën 13 vjeçare, në 2012-tën. Aktualisht ai ka të listuar 5 këngë bashkë me “Lolo”, që është pritur me padurim nga fansat e tij.
