Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rishfaqet “Zoti i luftës” në Lindjen e Mesme: Gati për përballje me Amerikën

17:53 / May 17, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Qasim Suleimani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Irani është duke organizuar milicët në të gjithë Lindjen e Mesme në një luftë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas rritjes së ndjeshme të tensioneve gjatë muajve të fundit.

Sëfundmi është rishfaqur edhe Gjenerali Qasim Suleimani, i cili drejton forcat “Kuds” në Gardën Revolucionare të Iranit dhe është personi përgjegjes për operacionet ushtarake jashtë vendit. Ai cilësohet si personi që lau në gjak Irakun dhe bashkë me rusët mbajti në pushtet Bashar al Asadin.

Souleimani ka bërë disa takime me drejtues të milicëve shiit në Irak ku ata janë mjaft aktiv duke iu kërkuar që të bëhen gati për një luftë asimetrike me super fuqinë e botës.

Irani ka ndikim thuajse në të gjitha ushtritë dhe milicitë shiite në Lindjen e Mesme siç janë forcat Houthi në Jemen apo Hesbullahu.

Kush është Qasim Suleimani?

Ai është udhëheqësi i forcave “Kuds” të Gardës Revolucionare të Iranit.

“Kuds” janë forcat speciale të kësaj garde që operojnë për interes të Iranit jashtë territorit të vendit.

Garda Revolucionare nuk është pjesë e ushtrisë së Iranit, por merr urdhra direkt nga Ajatollah Khameini.

Qaseeim Suleimani është një burrë 62 vjeçar, babai i pesë fëmijëve.

Ai filloi të punonte në ndërtim që në moshën 13 vjeçare për të ndihmuar familjen e tij në Iranin jugor.

Revolucioni islamik i vitit 1979 në Iran e gjeti atë 22 vjeç. Me zellin e moshës dhe bindjet e tij, ai iu bashkua Gardës Revolucionare që u ngrit për të mbrojtur revolucionin e ajatollahëve.

Ai mori drejtimin e Gardës Revolucionare në fund të luftës Iran-Irak në vitin 1988 para se të bëhej drejtuesi i Forcave Speciale të saj, pikërisht ato “Kuds”.

I përkushtuar tërësisht për mbrojtjen e Republikës Islamike, ai është cilësuar si një “martir i gjallë” në vitin 2005 nga Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Soleimaini është akuzuar nga SHBA-të në vitin 2008 se ishte personi përgjegjës për trajnimin dhe armatosjen e militantëve shiit në Lindjen e Mesme kundër forcave amerikane në Irak.

Izraeli pretendon se njësia që ai drejton është pas sulmeve anti-izraelite të verës 2012 si edhe bombardimeve të një qendre të bashkësisë hebraike në Buenos Aires në vitin 1994.

“Ai mbështet lëvizjen palestineze Hamas si edhe ka armatosur lëvizjet shiite në gadishullin arabik. Soleimani ka lidhje edhe në Turqi dhe e gjitha kjo ka tërbuar monarkitë arabe në Gjirin Persik. Qaseeim Suleimani imponon vullnetin e Iranit në të gjithë Lindjen e Mesme”, shkruante “The World” në vitin 2017 për të.

“E njeh Sirinë si xhepin e tij dhe ka një njohuri shumë të mirë për Irakun”, tha një burim diplomatik për AFP disa vjet më parë.

Për më tepër, “ai është jashtëzakonisht i respektuar nga njerëzit e tij falë karrierës dhe karizmës së tij”, vijon AFP.

Në vitin 2011, një zyrtar i lartë amerikan i intervistuar nga “Guardian” e krahasoi atë me “Keyser Söze”, heroi i “The Usual Suspects”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë me BE, Rama ironizon nga Brukseli: Po si thanë, nuk ka më negociata?

22:21 / July 14, 2026

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës skandaloze për spastrim etnik

22:01 / July 14, 2026

Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur

21:18 / July 14, 2026

Skandali në familjen mbretërore norvegjeze, djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu

21:00 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.