Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora nuk e harron origjinën e saj dhe e tregon shpesh që është krenare që është shqiptare.
Herë pas here këngëtarja na ka treguar se i pëlqejnë shumë ushqimet tradicionale shqiptare. Edhe pse ajo është larguar nga Kosova kur ka qenë fëmijë, Rita nuk i ka harruar “zakonet” shqiptare.
Rita Ora, ylli i muzikës që jeton në Mbretërinë e Bashkuar, vizitoi sot “Shtëpinë e Ngjyrave”, qendrën komunitare në Tiranë, që ofron të gjithë gamën e shërbimeve për fëmijët dhe familjet e tyre, duke përfshirë këtu edhe strehën e emergjencave.
Pavarësisht se është një nga këngëtaret më me famë në botë, ajo iu përvesh punës duke bërë petat e byrekut, tamam si një shqiptare e vërtetë.
Të fundit
Postime te ngjashme
Add A Comment