Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaron se pas finales së Conference League, kryeqyteti do të fillojë përgatitjet për të pritur dy koncertet e mëdha të Rita Orës dhe të Dua Lipës. Duke folur për Top News, Veliaj u shpreh se të gjithë duhet t’i gëzohen faktit që Tirana është e mbushur me aktivitete të tilla. “Unë besoj se ne të gjithë duhet të gëzohemi kur Tiranës i vinë aktivitete. Ne menjëherë me të mbyllur këtë do të fillojmë pëgatitjet për koncertin e madh të Rita Orës në fund të pushimeve. Pastaj të Dua Lipës pranë festave të fundvitit. Ne duam që çdo ditë Tirana të jetojë”, tha Veliaj.
Postime te ngjashme
Add A Comment
