Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndarë në platformën X dikur të njohur si Twitter pamje nga momenti ku ai është takuar me këngëtaren me famë botërore Rita Ora dhe Taika Waititi.
Kryeministri Kurti e ka cilësuar shumë të këndshëm takimin dhe bisedimin me ta ndërsa shtoi se këngëtarja ka zgjedhur të vizitojë Kosovën në ditën e saj të lindjes.
“Pak gjëra janë më shpërblyese sesa të jesh në shoqërinë e njerëzve që duan të japin mbrapa, të cilët përdorin pozicionin e tyre të ngritur për të zgjatur dorën dhe për të ndihmuar të tjerët në rrugën e ngjitjes. Kam pasur një bisedë vërtet të këndshme dhe produktive me Rita Ora dhe Taika Waititi sot ne ditëlindjen e Ritës”,-shkruan Kurti.
