Këngëtarja e njohur ne te gjithe boten me origjinë shqiptare, Rita Ora ka mbajtur së fundmi një koncert madhështor në Kroaci. Ylli i muzikës pop performoi hitet e saj muzikore para 5 mijë vetave. “Unë kam qenë në shumë vende të bukura, por ky është një nga më të bukurit. Kroacia është një vend me njerëz të mrekullueshëm dhe bujarë”-u shpreh Rita, para se publiku të ngrihej në këmbë.
Këngëtarja nuk harroi të përmendte në koncert origjinën e saj. “Unë nuk e di se cfarë mund të pres tjetër, kjo është një nga shfaqjet e mia më të mira këtë verë. Kam lindur jo shumë larg nga këtu, në qytetin e Prishtinës, një pjesë e familjes sime jeton ende atje. Ka kaq shumë këngëtarë të mirë nga vendi im dhe kur e mendoj që kam ardhur këtu…është gjë e bukur të përfaqësosh vendin tënd”-tha Rita Ora.
