Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të vijë sivjet në Tiranë për koncert. Artistja e hiteve do të zbarkojë në kryeqytetin shqiptar për një mega koncert, në datën 6 shtator në sheshin “Skënderbej”.
Lajmi është konfirmuar nga Mirela Koçollari, drejtoresha gjeneralë e promovimit të qytetit, përmes një postimi në InstaStory. Koncerti do të organizohet në kuadër të Tirana European Youth Capital – i.

