Shtëpia e modës Miu Miu shfaqi koleksionin e rrobave për femra të sezonit pranverë-verë 2020 në Paris. E ftuar në këtë shfaqe ishte dhe këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora.
Teksa doli nga hoteli ku po qëndronte, në Paris për të shkuar në sfilatën e Miu Miu, këngëtarja tërhoqi vëmendje me paraqitjen e saj.
E veshur me një fustan të shkurtër krem, të shoqëruar nga një fjongo e zezë në pjesën e përparme Rita shkëlqente.

