Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Rita Ora me bashkëshortin vizitojnë picerinë e shqiptarëve në Gjermani!

21:44 / December 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rita
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, së bashku me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi kanë qenë pjesë e rubrikës “24 orë me” e revistës së njohur amerikane “Vogue”. Waititi dhe Ora ishin në Gjermani në fillim të këtij muaji, pasi ishin prezantuesit e “MTV European Music Awards në Düsseldorf.

Në intervistën përgjatë 24 orëve, ata treguan një ditë të tyre, teksa kanë rrëfyen dhe se si u njohën më njëri-tjetrin. Rita dhe Waititi e nisën mëngjesin e tyre me një vizitë në zyrën e kryetarit të bashkisë së Dyseldorfit Stephan Keller në Old Town Hall. Më pas, dyshja nënshkruan “Librin e Artë” të qytetit, i cili është nënshkruar edhe nga vizitorë të shquar si Duka dhe Dukesha e Sussex.

Pas kësaj, ata u kthyen në hotelin ku po qëndronin, ku Ora filloi përgatitjet për MTV Awards me stilistin Tom Eerebout. Ajo kishte gjithsej 12 paraqitje marramendëse për shfaqjen.

“Është TV live, kështu që keni rreth 60 sekonda për të ndryshuar,” tha Ora.

Pas kësaj, Waititi dhe Ora dolën në qytet për darkë. Ata shkuan në një piceri të qytetit, pronarët e të cilës janë shqiptarë. Çifti, gjatë videos duken mjaft të kënaqur nga mikpritja e shqiptarëve, të cilët madje i kishin ofruar atyre dhe stafit pica falas. Bashkëshorti i Ritës tha se ka shumë shqiptarë kudo dhe se ata janë më të mirët. Nga ana tjetër, Rita tha se ata kujdesen shumë për njëri-tjetrin.

Taika Waititi: Ne thjesht sa ecëm në rrugë, dhe çdo kush parapritur dëgjohej të fliste shqip. Çfarë po ndodh?

Taika Waititi: Janë shumë shqiptarë kudo. Ata janë më të mirët.

Rita Ora: Kujdesemi për njëri-tjetrin. Pa dyshim, edhe janë pronar të kësaj picerie. Ne thjesht po ecnim dhe ata na thanë, hej, kemi një picë, për ne.

Taika Waititi: Rita gjeti të gjithë shqiptarët. Shqiptarët e dinë si ta gjejnë njëri-tjetrin.

Rita Ora: Përfunduam duke shkuar pas barit! Morëm disa pica falas për kastin dhe grupin.

Taika Waititi: Nëse do të jesh me dikë, i cili është nga Shqipëria, bënë mirë të mësosh shqip.

gjermani Rita Ora Shqiptaret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.