Rita Ora ka zgjedhur tu dërgojë një mesazh sensibilizues shqiptarëve të Shqipërië e të Kosovës në këto kohë kur të dy vendet janë prekur nga koronavirusi.
Me anë të një video në rrjetet sociale Rita flet shqipt dhe thotë se në këto ditë të vështira ajo nuk i ka harruar bashkëkombasit e saj.
“Dua t’iu dërgoj dashurinë time. Jini të kujdesshëm, qëndroni në shtëpi, mos kini frikë dhe lani duart. Të bëjmë gjithcka që mundemi,”- tha këngëtarja. Ndërsa përfundoi mesazhin sensibilizues duke thënë në gjuhën shqipe: Ju dua.