Vijon i qetë votimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike, ndërsa në garë për marrjen e drejtimit të partisë janë kandidatët Sali Berisha dhe Ibsen Elezi.
Përmes një njoftimi Komisioni i Rithemelimit njofton se janë hapur të 108 qendrat e votimit në të gjitha degët e PD.
“Procesi ka filluar e vijon normalisht. Komisioni do të qëndrojë i mbledhur deri në fund të procesit të votimit, derisa të votojë edhe anëtari i fundit i PD për të monitoruar si dhe për të marrë cdo masë në kohë reale për cdo problematikë apo nevojë që mund të kenë degët. Komisioni fton të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të bëhen pjesë e procesit më të rëndësishëm të zgjedhjes së Kryetarit të Partisë Demokratike me parimin “një anëtar një votë”, thuhet në njoftim.
