Bllokimi i procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtëshme për shkak të pandemisë është bërë shkak që qeveria ta shtyje edhe një herë afatin e tij deri me 31 dhjetor të këtij viti. Pas Dekretimit nga Presidenti I Republikës më 5 janar, Është publikuar në Fletoren Zyrtare ndryshimi Ligjor që e shtyn procesin je deri më 30 shtator, sicc qe menduar fillimisht, por deri më 31 dhjetor 2021.

Bëhet fjalë për shtyrjen e dytë të procesit të rivlerësimit.  Ligji I rivlerësimit hyri në fuqi në janar të vitit 2020 me shtirje deri në muajin shtator. Por shpërthimi i Pandemisë Covid 19 bëri që numri i qytetarëve që aplikuan për të përfituar nga kjo lehtësi fiskale të ishte shumë i ulët. Sipas të dhënave zyrtare, Nga periudha 17 janar 2020, datë në të cilën ka hyrë në fuqi ligji nr.90/2019, deri në 17 mars 2020, periudhë në të cilën nisi marrja e masave të veçanta gjatë infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, numri i aplikimeve për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme është 15 071. Ndërkohë, për periudhën 18 mars – 22 maj numri i aplikimeve është 4 835. Pra, siç shihet situata e krijuar nga COVID-19 ka sjellë një rënie të dukshme të numrit të aplikime për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me prej 68%.

Përfitues nga kjo lehtësi fiskale janë kryesisht qytetarët të cilët e kanë fituar të drejtën e pronave që prej viteve 90, të cilët në rast shitjeje, janë të detyruar të paguajnë shuma të konsiderueshme prej rritjes në vite të vlerës së pronës së tyre. Sa për të sjellë një shembull, një qytetar që e ka përfituar banesën me çmimin 1 milionë lekë, ndërkohë që ajo sot kushton 10 milionë lekë, do të paguante një tatim fitim prej 1.3 milionë lekësh. Ndërkohë që rivlerësimi i saj kushton më pak se 300 mijë lekë, e tatimfitimi që do të paguante më pas është në masë të papërfillshme.

Sipas Ministrisë së Financave vlerësohet se janë rreth 40 mijë familje që do të përfitonin ndjeshëm nga ky proces, ndërkohë që efekti i tij në buxhet mendohet të jetë afërsisht 4 miliardë lekë, apo 40 milionë dollarë.

Në vitin 2017, kur u bë edhe rivlerësimi i fundit, brenda një 6-mujori, buxheti i shtetit ka arkëtuar rreth 20 milionë dollarë, ndërkohë që për shkak të taksës së ulët, qytetarët kanë kursyer 156 milionë dollarë të cilat do t’i kishin derdhur në shtet në formën e tatimfitimit në rast se nuk do kishin rivlerësuar pasuritë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here