Drejtori dhe përgjegjësi për menaxhim e mbeturinave në Ndërmarrjen Publike “Higjiena Komunale” në Shkup janë arrestuar nën akuzat për kërcënim të shëndetit publik dhe mjedisit jetësor.
Sipas Prokurorisë, të dyshuarit kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për menaxhimin e mbeturinave dhe kanë lejuar që për disa ditë mbeturinat të mos mblidheshin dhe transportoheshin siç duhet në territorin e Shkupit.
Kjo ka bërë që në disa pjesë të qytetit të krijohen deponi të vogla pranë rrugëve, ndërtesave dhe hapësirave publike.
Hetimet e nisura nga Prokuroria janë mbështetur me kontrolle të jashtëzakonshme të inspektorëve të mjedisit, të cilët kanë konstatuar shkelje serioze në menaxhimin e mbeturinave.
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, pas arrestimit të drejtorit ka reaguar ashpër, duke e cilësuar veprimin si një përpjekje të “regjimit të Mickoskit dhe VMRO-së” për të përhapur frikë para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.
