Dita e sotme ka nisur me një lajm të hidhur për Robert Aliaj, i cili humbi nga jeta si pasojë e ‘Covid-19’ vëllain e tij, Rexhep Aliaj.

Roberti ka shprehur dhimbjen e një momenti kaq delikat sa i sotmi, shoqëruar me këto fjalë: “Kur ndërrojnë jetë prindërit, thuhet se ke humbur të kaluarën.

Kur ndërron jetë bashkëshorti, ke humbur të tashmen.

Per fëmijët nuk guxoj të shkruaj.

Thonë se dashuria nuk vdes kurrë, dhe kështu, mbase, as të dashurit nuk vdesin?

R.I.P. vëllai im Rexhep Aliaj në këto kohë kolerash ku jemi të detyruar të mbajmë hidhërimin brënda nesh si një parazit të pështjelluar në thelbin e shpirtit. Ne do të vazhdojmë, por nuk do të jemi kurrë më njësoj”.

Miqtë dhe ndjekësit e Aliaj kanë shkruar menjëherë një sërë komentesh duke i uruar ngushëllime për këtë moment të vështirë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here