Këngëtari Robert Berisha i ka kërkuar falje publikisht ish-bashkëshortes së tij, Nora Istrefit gjatë një lidhje live në emisionin “Shqipëria Live”. Berisha foli mbi projektin e tij më të ri “Fërkoj Kalje”(Kërkoj Falje), duke përmendur të gjithë personat, të cilëve ua dedikonte vargjet.
Roberti tha se do t’i jetë gjithmonë borxhli këngëtares Nora Isterefi, si nëna e vajzës së tij dhe i kërkon falje për gjithçka por pa sqaruar se çfarë konkretisht ka bërë për t’i kërkuar falje.
“Njerëzit e mëdhenj dinë të kërkojnë falje. Tani do t’i kërkoja falje prindërve. Edhe pse kam bërë shumë për ta, kam punuar që 13 vjeç, prap i kërkoj falje. Babai ka qenë kompozitor, kanë pasur punë të mira dhe ato janë hequr prej pune, në vitin 1990. Unë vetëm 13 vjeç punoja. I kam ndihmuar shumë, por edhe i kam shqetësuar. S’kam pasur edhe kohë t’i vizitoj kohët e fundit. Nuk i kam takuar për shkak të izolimit, kam frikë për shëndetin e tyre. Babain e falenderoj që më la një profesion kaq të bukur, jam dashuruar me këtë profesion e falenderoj shumë. Norës do t’i kërkoja falje njësoj si mamit. Përveç faljeve dhe falenderimeve nuk kam asgjë tjetër. Marrëdhëniet janë shumë të mira. Norës i kam borxh tërë jetën. I kam borxh si nëna e vajzës. E falenderoj që ka qenë pranë meje dhe dua t’i kërkoj falje gjithmonë asaj”, tha Roberti.