Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Roland Bejko: Ja kush janë kandidatët e PD në Gjirokastër dhe Tepelenë, për zgjedhjet e 14 majit

20:40 / March 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bejko gjirokaster pd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Roland Bejko tregon emrat e propozuar për kandidatë të Partisë Demokratike në Gjirokastër dhe Tepelenë, për zgjedhjet e 14 majit.

“Partia Demokratike vazhdon pregatitjet për zgjedhjet edhe në Qarkun e Gjirokastrës.

Në cilësinë e anëtarit të kryesisë së PDSH, së bashku me Prof. Myzafer Elezi, anëtar i Këshillit Kombëtar, ish kandidat për deputet, ishim të dielën mes demokratëve të Tepelenës e Gjirokastrës ku u zhvilluan takime (me dy-tre vetë siç duket dhe në foto) me kryesitë dhe anëtarët e PD-së në këto bashki.

Qëllimi i takimit kish të bënte me konfirmimin e propozimeve për kandidatët për kryetarë bashkie, të propozuar qysh në primaret e 2020-ës, si dhe u bënë propozime të reja.

Në Tepelenë, kandidat për kryetar bashkie u propozua njëzëri Ing. Sokol Guga.

Ndërsa, për bashkinë Gjirokastër u propozuan Shemsho Lamaj, veteriner, biznesmen, Matilda Koça, arsimtare dhe Çlirim Rabaj, avokat.

Në vazhdim do proçedohet me përcaktimin përfundimtar të kandidatit për kryetar bashkie, dhe listën e këshilltarëve sipas kodit zgjedhor.

Nga takimi u bë thirrje kandidatëve të pjesës tjetër të PD, të foltores, që të marrin në konsideratë ftesën e PD-së për tu bërë së bashku në zgjedhjet vendore të 14 majit. Për këtë qëllim u mandatua edhe një përfaqësi prej pesë anëtarësh të kryesisë që të bisedojnë me palën tjetër për gjetjen e një dakordësie për të dalë definitivisht me një kandidat të vetëm.

Kush do realisht fitoren, nuk besojmë se do guxojë me fudullëk të na shesë dëngla shumice në të gjitha bashkitë e qarkut Gjirokastër, pasi statistikat e zgjedhjeve të më parshme janë një shpullë e fortë për këdo delirant lokal a qendror që beson se një PD e ndarë, do ketë mundësi të fitojnë ndonjë bashki në këtë zonë.

Jemi në pritje të një reagimi serioz e gjithëpërfshirës. Ndryshe, arroganca do marrë mbrapsht koston që i takon, sepse PD do presë një reagim nga pala tjetër deri më dt 20 mars, më tej, do shpallë gjithë kandidatët e vet në bashkitë e këtij qarku si për kryetarë, ashtu dhe për këshilltarë bashkie”, shkruan ai.

. Myzafer Elezi Roland Bejko Sokol Guga
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.