Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Roland Bejko tregon skenarin e dhimbshëm për Partinë Demokratike: Ju tregoj se çfarë ndodhë pas zgjedhjeve të 14 majit

20:49 / January 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha berisha bejko
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duke komentuar situatën aktuale në të cilën ndodhet Partia Demokratike, anëtari i kryesisë Roland Bejko theksoi se demokratët mund të ndahen në katër pjesë pas zgjedhjeve të 14 Majit. Këtë deklaratë ai e bëri në një intervistë për Abc News, ku shtoi se Berisha nuk do të vijë më kurrë në pushtet.

“PD është e ndarë në dy pjesë. Por pas zgjedhjeve të 14 Majit, mund ta kemi të parcelizuar në katër pjesë. E treta mund të jetë pjesa e atij grupi që përfaqësohet nga deputetë që nuk janë as me linjën e Berishës dhe as me pjesën zyrtare të PD-së.”, tha Roland Bejko për Abc News.

A mund të flitet për një bashkim?

“Si të flasim për bashkim? Ne jemi ndare sepse siç e ka një shprehje që ra ky mort dhe u pamë. U desh që të shpallej Berisha non grata që dhe ne të kuptonim se ka një fund. Për Berishën ishte një cikël i mbyllur sepse nuk ka çfarë i ofron më politikës shqiptare pasi maksimumin e vet e ka bërë.

Vazhdon me një sigël të vjetër të të bërit politikë dhe ka thirrje alucinante për revolucion që është i pamundur sepse me këtë narrativë mori me vete një pjesë të mirë të PD-së që shpresonin se pas 6 muajsh do të rrëzonte Ramën, që gjë nuk ka ndodhur dhe s’ka për të ndodhur.

Unë them që të bëhet aktiv grupi jonë që të jetë si shpresë për të marrë fatet e PD-së dhe demokracisë shqiptare. Natyrisht që Berisha do të bëjë ciklin e vet, do të humbasë një palë zgjedhje, ato lokale, më pas të përgjithshme. E majta do të jetë në 2025 por Berisha është e sigurt që s’e merr kurrë pushtetin”, tha Bejko.

Basha Berisha Partinë Demokratike Roland Bejko
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.