Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Roli i fundit i Guljelm Radojes, filmi që ekranizon makabritetet e burgut të Burrelit

19:28 / October 24, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 3 7 738x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Historia e një djaloshi 18-vjeçar që gjatë regjimit komunist lexonte libra të ndaluar, rrëfehet me gjuhën e kinemasë në filmin me metrazh të shkurtër, “Mbjellja e pemëve”. Skenari që bazohet në një tregim të Ylljet Aliçkës e ndjek personazhin deri në qelitë e ftohta të diktaturës, ku tortura ishte mjet pune dhe sajesa e akuzave krejt e zakontë. Një regjisor i ri, e tregon këtë histori në filmin e tij të parë dhe përvojën me aktorët.

“Në moment përveç librit të ndaluar i thoshin që ke dashur të arratisesh i shtonin dënimin që ti shtonin vitet. Artistët të dëgjonin, edhe pse isha i ri. Ishte privilegj, sidomos për Guljelmin që e ka edhe filmin e fundit”.
Aktori që interpreton personazhin kryesor, e prezanton atë përmes ndjesive personale dhe perceptimit të së shkuarës.
“Ndërkohë që hyn në burg i shtojnë dënimin dhe gjendja e tij emocionale rëndohet dhe bëhet e pasuportueshme. E dashura e lë për shkak të njollës në biografi. Të futurit në tekstin e Ylljet Aliçkës është goxha drithëruese të mendosh që kanë pasur aq pak liri”, thotë Roerd Toçe.
Filmi përjetëson rolin e fundit të Guljelm Radojës, atë të një të burgosuri politik në burgun famëkeq të Burrelit, që përpiqet të kujdeset për më të riun e qelisë, pa ia dalë ta mbajë në jetë.

Aktori Roerd Toçe tregon se “me profesor Guljelim kam pasur një raport shumë të mirë, me të që në shkollë. Ka qenë babaxhani i gjithë ne, në art nuk ka pasur njeri më të mirë se Guljelm Radoja”.
Edvin Mustafa, një tjetër aktor që luan shokun e qelisë, e prezanton filmin sipas një perceptimi të dhimbshëm, e megjithatë, kaq të prekshëm.

“ Se si detyrohet një individ për të ekzistuar se çfarë rruge ndjek, është tjetër bisedë. Për mua Pjerini, Lindi e gjithë personazhet që janë në qeli, janë 80 përqind e shqiptarëve të kohës, pse janë 80 përqind? Sepse 20 përqind janë për të qeverisur, për të bërë diktaturën”, tha Mustafa.

Dhimbja e një nëne që e humb të birin matanë telave me gjemba, që rend nëpër burgje me trasta ushqimesh, që nuk merr përgjigje për fatin e fëmijës dhe që mandej mëson se mund të jetë varrosur në parcelën në anë të burgut portretizohet me mjeshtri nga Luiza Xhuvani. Ajo ju ka dhënë jetë gjithë nënave që në më se 4 dekada diktaturë, humbën djemtë dhe gërmuan me thonj për të gjetur eshtrat e tyre.

Të tjerët, portretizojnë ndërgjegjen e munguar të punonjësve të burgjeve… por edhe qëndrimet e xhelatëve dhe metodat e ndjekura për t’i zhdukur varret përgjithnjë. Sepse diktatura nuk mori vetëm jetë njerëzore, ajo konfiskoi edhe trupa të pajetë. Është megjithatë shpresëdhënëse që një regjisor i ri dhe po aq dy aktorë të rinj mes emrave të njohur kanë ndjeshmërinë dhe ndërgjegjen për të kthyer sytë, nga e shkuara jonë e pakryer. Ndërsa raporti Komisionit Europian për Shqipërinë vë në dukje mungesën e vullneteve për të gjetur të zhdukurit, pemët e mbjella fshehin trupat e zhdukur…

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.