Javën e kaluar u zhvillua funerali i bateristit të ndjerë të grupit legjendar “Rolling Stones”, Charlie Ëatts. Mirëpo për fat të keq shokët e tij të bandës muzikore nuk mundën të ishin të pranishëm.
Tabloidi britanik “The Sun” shkruan se asnjëri nga tre anëtarët e grupit, nuk ishin në gjendje të ndiqnin ceremoninë e vogël private të mbajtur në Devon.
Sipas gazetës, për shkak të kufizimeve të Covidit, si Mick Jagger ashtu edhe Keith Richards dhe Ronnie Ëood, u detyruan të qëndrojnë në Boston. Atje ata po bënin prova për turneun e planifikuar në SHBA.
Ky turne fillon më 26 shtator në St. Louis, Missouri. Funerali i Ëatts thuhet se u zhvillua në mënyrë diskrete dhe pa krijuar zhurmë për të respektuar dëshirën e familjes së tij për privatësi, por edhe për t’ju përshtatur karakterit të bateristit 80-vjeçar.
Një burim i tha “The Sun” se grupi do t’i kushtonte homazhe shokut të bandës në shfaqjet e ardhshme në SHBA dhe se gjithashtu po planifikonin një festë në nder të tij më vonë këtë vit në Mbretërinë e Bashkuar.
Kujtojmë se grupi kishte njoftuar prej kohësh se këtë vit do të mbante një turne në SHBA, por më 5 gusht u dha lajmi se bateristi, do të mungonte.