Roma ka shmangur disfatën në minutën e fundit të ndeshjes ndaj Torinos duke barazuar 1:1 me Torinon.
Karol Linetty shënoi në minutën e 55-të golin e epërsisë për Torinon, ndërsa Nemanja Matic barazoi rezultatin në minutën e 94. Roma në minutën e 91-të humbi penallti.
Pjesë e formacionit fillestar të Torinos ishte edhe Mërgim Vojvoda.
Por, ai u largua nga fusha në minutën e 30-të. Roma përfundoi vitin 2022 në vendin e shtatë me 27 pikë, ndërsa Torino ka fituar 19 pikë nga 15 ndeshje.