Nick Cannon po përgatitet të mirëpresë fëmijën e tij të 12-të. Abby De La Rosa, një nga partneret e tij-që është aktualisht nëna e binjakëve me Cannon, tha se fëmija që po pret është sërish i Cannon.
“1 natë me një Peshore mund të kthehet në 3-4 vite, kini kujdes! 1 natë u kthye në 4 vite dhe 3 fëmijë shumë shpejt. Kujdes dhe qëndroni të sigurt.”
Postimi i De La Rosa u bë shpejt viral në rrjete sociale, duke qenë se dhe më herët ajo ka folur në lidhje me raportet poligame dhe faktin që jo të gjithë arrijnë ta kuptojnë.