Ronaldo Sharka ishte i ftuar në “Wake Up”, ku foli jo vetëm për eksperiencën e tij në “Big Brother VIP”, por komentoi edhe finalistët. Sipas tij, Efi është në finale vetëm nga debatet që ka pasur me Luizin.
“Nëse Efi do futej në shtëpi, do vazhdonte marrëdhënien e saj shoqërore me Luizin, ok, bukur, fansat do e pëlqenin, por asgjë më tej. Pra Efi është në finale për shkak të situatës që u krijua me Kiarën, për shkak të situatës që u krijua me Luizin, sepse publiku vazhdon tani, dreqi ta hajë ka kuriozitet. Është kurioziteti më i madh në një marrëdhënie shoqërore të prishur sesa ndonjë marrëdhënie, për shembull Dea-Efi, një hakmarrje që nuk ka më vlerë sepse ka dy muaj. Tani Luizi këtë thotë, unë këtë kam besuar që në fillim, sepse duke marrë parasysh që është një lojtar që vë re çfarëdo lloj detaji dhe nuk i shpëton asnjë lloj gjëje, Luizi është shumë i vetëdijshëm që nëse ai do të debatonte me Efin, kjo gjëja do e fuqizonte në prime dhe do i jepte rëndësi. Nëse nuk do krijonte këtë debat, pra ngjarjet të cilat Efi do të kishte në shtëpi, nuk do e favorizonin”, tha Ronaldoi.