Portugalia do të luajë në fazën Play Off të Kupës së Botës. Ronaldo me shokë nuk arritë dot të merrnin një pikë pasi u mposhtë nga Serbia në shtëpi nga një gol i shënuar nga Mitrovic në minutën e 90-të.
Në Portugali kanë nisur kritikat për lojtarët, ndërsa Cristiano Ronaldo ka “shfryrë” ndaj trajnerit Santos. Pas ndeshjes, numri një i stolit portugez ka shkuar për të inkurajuar sulmuesin që ishte tepër i mërzitur për humbjes, por Ronaldo bëri gjeste të dukshme mosmiratuese ndaj tij dhe çdo gjë është kapur nga kamerat. Skena tensioni mes portugezëve, ndërsa Ronaldo hodhi sërish në tokë shiritin e kapitenit.
IMAGENS EXCLUSIVAS DA TNT SPORTS! O CLIMA ESQUENTOU! 👀😳 Cristiano falou poucas e boas pro técnico Fernando Santos depois do apito final contra a Sérvia… #EliminatóriasNaTNTSports pic.twitter.com/kZr1M48gFM
— TNT Sports Brasil (@TNTSportsBR) November 14, 2021
