Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Ronaldo: Nëse fitojmë Kupën e Botës, do të tërhiqem

23:19 / November 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ronaldo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

CR7 ka zbuluar se ai synon të tërhiqet vetëm nëse Portugalia fiton Kupën e Botës, ndërsa e quajti të padrejtë dënimin me tre ndeshje të dhëna nga Manchester United, duke lëshuar një sulm të ri ndaj ekipit të tij.

Duke iu referuar Kupës së Botës në Katar, lideri portugez tha: “Trajneri ynë është fantastik dhe unë jam optimist. Kemi një brez të shkëlqyer futbollistësh dhe mezi pres të fillojë Botërori. Do të jetë e vështirë. Nëse arrijmë të fitojmë trofeun, atëherë do të tërhiqem 100% nga futbolli”.

Për dënimin me tre ndeshje të United për refuzimin për të hyrë si zëvendësues në derbin e Premier League kundër Tottenham dhe largimin e tij nga Old Trafford, ai tha: “Unë nuk mendoj se  Erik ten Hag më respektoi.

“Mendoj se ka pasur një strategji nga klubi, në mënyrë që të reagoj ashtu ndaj tij. Jam shumë i zhgënjyer me komunikimin nga Manchester United.Unë kurrë nuk kam pasur problem me asnjë ekip. Më pas më dënuan me tre ndeshje. Ishte e turpshme, djali im u habit që nuk shkova në stadium. Nuk jam perfekt, gabova, por dënimi ishte i tepërt. Mendoj se nuk më respektuan. Mora një vendim për të cilin jam penduar. I kërkova falje shokëve të mi, por trajneri nuk më respektoi. Ai në konferencën për shtyp tha se do të fliste me mua, por kjo ishte vetëm për mediat. Kush nuk më respekton, atëherë nuk do ta respektoj”.

Kur u pyet për të ardhmen e tij në Manchester United ai u shpreh:

“Nuk mund të them asgjë tani. Jam i fokusuar në Botërorin tim të 5-të, ndoshta të fundit. Nuk mund ta di se çfarë do të ndodhë pas Kupës së Botës, por siç e thashë sërish, tifozët do të jenë gjithmonë në zemrën time. Askush nuk është perfekt, gjithmonë do të bëj gabime, është faza njerëzore. Kur u ktheva në klub e bëra për të ndihmuar. Por është e vështirë kur të presin këmbët dhe nuk dëgjojnë këshillat e tua”.

fitore kupa botes Ronaldo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026

Ishte në prag largimi dhe u rikthye në lojtar kyç, mesfushori i Kombëtares mëson vendimin e rëndësishëm

13:41 / January 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.