Ku do të shkojë Ronaldo? Real Madrid mbetet një opsion, i cili me shumë mundësi do të mbyllë aventurën e tij te Manchester United. 37-vjeçari dëshiron të vijojë të luajë në Champions League dhe këtë gjë United nuk ia mundëson dot.
Shoku i tij i skuadrës te Portugalia, Jose Fonte, mendon se rikthimi në Madrid do të ishte lëvizja ideale.
“A do të kthehet ai në Madrid? Mendoj se kjo do të ishte më e mira për të. A duan ata që ai të kthehet apo jo, kjo është një pyetje tjetër. Ajo që unë di për momentin është se Ronaldo e do me patjetër Champions-in. Ai kërkon të jetë përseri në nivele të larta sepse Cristiano ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe është përsëri në gjendje edhe për të fituar sërish Topin e Artë”.
