Një ditë pas ngjarjes skandaloze me të cilën u përball Bebe Rexha në aeroport, ka reaguar gazetari Ronaldo Sharka. Përmes disa postimeve të bëra në ‘instastory’, Ronaldo shkruan se pas disa kërkimeve, ka vënë re se në asnjë nga intervistat që Bebe ka realizuar për mediat në Shqipëri apo Kosovë, nuk ka folur shqip.
Madje, ai i ka dërguar edhe një mesazh, ku e fton në intervistë, por me kusht që të flase në gjuhën shqipe. Ky mesazh vjen pas pretendimit të Bebe Rexhës se ne aeroport nuk e lejuan të fluturonte pasi komunikoi në gjuhën shqipe.
“Detyrën time si gazetar e bëra:
Pershendetje Bebe! Uroj te jesh mire. Kam pare shqetesimin tuaj te shprehur ne rrjetet sociale, per te cilin kam shprehur dyshimet e mia ne logarine time ne Instagram. Gjithsesi, per te qene profesionist, do doja t’ju ftoja ne nje interviste televizive ne shtator, 100% shqip. Me shkrim dhe gojarisht, meqe sic pretendonit u shfaq urrejtje ne avion pasi ju folet Shqip. Faleminderit, gjithe te mirat. Ne pritje te pergjigjies tuaj, Ronaldo”
Më pas, Ronaldo tregon me foto intervistat e Bebes ku flet në gjuhë angleze e jo në shqip. Kjo si për të treguar dyshimin që ai ka për ndodhinë që sipas këngëtares ndodhi në aeroport.
“Interviste nga Bebe Rexha ne Shqipëri, e gjitha ne anglisht, siç e shihni dhe nga titrat. 100% anglisht, e titruar shqip.
E dashur Bebe! Kjo dreq fame nuk ështe me te shtyre. O ndez, o nuk ndez. Dua Lipa ka ndezur pa bere këto dramat qe bën ti. Te pres per interviste, mos harro. Me shkrim dhe gojarisht, si dikur ne fillore. Puq
Hi Bebe! Fillimisht, të kujtoj që ne 26 vite jete dhe në 7 vite eksperience si gazetar i pothuajse cdo fushe, nuk mbaj mend te kem pasur ndonje rast te mberritur nga qytetarët ne redaksi tek mua apo kolegët, që dikush që flet shqip ne avion, te nxirret jashte tij.
E dashur Bebe, kerkova ne Google dhe ne intervistat e tua te dhena ne Shqiperi, ti e dashur nuk flet Shqip. Pyetje – pergjigje jane ne anglisht dhe të titruara në shqip. Ndaj e dashur, nese ke kaq shume deshire flasësh Shqip, te ftoj ne nje interviste televizive, ku pergjigjet do duhet ti japësh dhe me shkrim, dhe gojarisht.