Cristiano Ronaldo ka qenë prej shumë vitesh një nga njerëzit më të paguar në botë. Portugezi aktualisht luan për Al-Nassr të Arabisë Saudite, me të cilin ka kontratë deri në fund të qershorit 2025. Ronaldo do të marrë një pagë deri në 200 milionë euro për çdo sezon të lojës. Me këtë lloj fitimi, kushdo mund të përballojë çdo gjë.
Nuk është për t’u habitur që futbollisti legjendar para pak kohësh vendosi të ndërtojë një shtëpi. Pas përfundimit të karrierës së tij, ai synon të kthehet në Portugali dhe puna për vendin e tij të ri tashmë është duke u zhvilluar atje.
Sipas “okdiario.com”, vlera e pasurisë është afërsisht 21 milionë euro. Shtëpia po ndërtohet në Quinta da Marinha, rreth 20 kilometra nga Lisbona.
Por çfarë janë 21 milionë euro kur fiton 200 në vit? Prandaj, portugezi vendosi të blejë një tjetër pronë. Bloomberg raportoi se 38-vjeçari bleu një megavilë në Jumeirah Bay, i njohur më mirë si “Ishulli i Miliarderëve”, në Dubai. Kostoja? Rreth 24.5 milionë euro. Ronaldo dhe familja e tij do të mund të transferohen në fund të këtij viti.
Rezidenca ka një sipërfaqe prej 30.000 metra katrorë. Ka gjashtë dhoma gjumi, një plazh privat dhe një garazh elegant që mund të strehojë shtatë makina. Do të ketë edhe një pishinë me pamje nga Dubai dhe akomodim për punonjësit.
Komuniteti i mbyllur ka restorante të shkëlqyera, një klub jahtesh dhe një vendpushim bregdetar me pamje direkt nga oqeani. Dhe e gjithë kjo në Jumeirah Bay, ku shumë multi-miliarderë nga e gjithë bota kanë rezidenca.