Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Ronela Hajati i përgjigjet kritikëve: Do thoni kujt i plas? Mua që kam sakrifikuar

15:13 / January 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ronela hajati e1641040942694
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këngëtarja Ronela Hajati ka marrë fitoren e festivalit të RTSH me këngën “Sekret” dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Content që zhvillohet në Torino të Italisë në 2022.

Për këtë fitore pati shumë kritika në lidhje me tekstin, por nuk ka munguar një reagim i saj. Me anë të një postimi në Instagram ku uron vitin e ri 2022, Ronela Hajati ndalet për një moment tek ata që sipas saj, “kanë urrejtje për një vajzë që ka punuar me vite të tëra për shumë artistë të tjerë, për tekste të mrekullueshme dhe melodi të mirë”.

Ronela thotë se një artist i vërtetë e ka zemrën të madhe e të bukur, ndaj ndihet krenare për punën e saj pasi performanca është bërë trending në Europë dhe komentet nga të huaj janë 95% pozitive.

Postimi i plotë

Viti 2020 dhe viti 2021 kane qene nga vitet me te veshtira te jetes sime! Jo se s’kam pasur vite te tjera te keqija, por kto kane qene ato me te veshtirat per t’u fshehur qe cdo gje eshte ok! Dhe jo nga ana financiare, as dashurore po nga nje faktor tjeter qe nuk dua te permend. Sot dua t’ju uroj shendet e pozitivitet me njeri tjetrin!

Sepse nuk e kemi…
Fitorja e festivalit ka qene gjeja me e sakte qe me ka ndodhur ne kete periudhe. Kemi punuar aq shume per kengen “SEKRET” e prape s’jam e kenaqur akoma. Performanca ime eshte per here te pare trending ne Europe si asnjehere. Komentet e shumta nga te huajt jan 95 perqind pozitive. Kontestime? Gjithmone do kete, totalisht normale!

Por urrejtje nga artiste per nje vajze qe ka punuar me vite te tera per shume artiste te tjere, per tekste te mrekullueshme, melodi te mire eshte e neveritshme dhe diabolike. Do thoni kujt i plas? Mua! Mua qe kam sakrifikuar gjerat me te shtrenjta per t’i pelqyer publikut! Komentet e keqija kane qene minimale por te gjitha nga adresa shqiptare. Me falni te gjithe ju “poetet” qe zhargonin e keni te mrekullueshem! Nje artist i vertete e ka zemren e madhe e te bukur, jo te lige! Nje artist i vertete nuk ble as tekste as muzike por ulet dhe punon! Gezuar 2022! Ju dua pafund! Dhe mos harroni: Vetem shendet se te gjitha rregullohen.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas polemikave, Princ Harry zbulon lajmin e fundit për Archie dhe Lilibet

20:18 / September 18, 2026

Surpriza në “Për’puthen”/ Për herë të parë, një konkurrent indian i bashkohet emisionit

21:59 / September 17, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

“Dy gosti”, filmi me lejlekun punëtor do të restaurohet

14:20 / September 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.