Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Rotary Club Tirana” dhuron aparatura moderne për laboratorin e Spitalit Bashkiak Mat

22:20 / April 16, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spitali mat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Laboratori i analizave të gjakut në Spitalin Bashkiak Mat është tashmë i pajisur me aparatura moderne, duke shënuar një hap të rëndësishëm në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e zonës.

Këto pajisje janë siguruar falë bashkëpunimit mes drejtuesve të spitalit dhe fondacionit “Rotary Club Tirana”. Ceremonia e dorëzimit të aparaturave u zhvillua këtë të enjte në ambientet e laboratorit, në prani të drejtorit të spitalit, Erion Bala, përfaqësuesve të shoqatës, përfshirë presidentin Rozan Osmani, si dhe Nënprefektit të Matit, Hasan Pasha.

Në fjalën e tij, drejtori Erion Bala theksoi se aparaturat e reja të analizave biokimike do t’u mundësojnë qytetarëve matjanë të kryejnë analizat pranë spitalit lokal, duke shmangur kostot dhe kohën e udhëtimit drejt Tiranës apo laboratorëve privatë.

Nga ana e tij, presidenti i “Rotary Club Tirana”, Rozan Osmani, u shpreh se organizata iu përgjigj pozitivisht kërkesës së spitalit për sigurimin e këtyre pajisjeve, duke kontribuar në rritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore në zonë.

Ndërkohë, Nënprefekti i Matit, Hasan Pasha, falënderoi donatorët dhe drejtuesit e spitalit për këtë investim të rëndësishëm, i cili ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve. Aparaturat e reja pritet të jenë në funksion të plotë për qytetarët, duke ofruar një shërbim më cilësor dhe bashkëkohor në Spitalin Bashkiak Mat.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.